Bota
Hetohen 10 banka për manipulim me çmimin e arit
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (Commodity Futures Trading - CFTC) ka vënë nën hetime të paktën dhjetë banka të mëdha për manipulimin e mundshëm me çmimet e metaleve të çmuara, shkruan "DailyMail".
Prokurorët në Departamentin amerikan të Drejtësisë kontrolluan procesin e përcaktimit të çmimit në tregun në Londër të arit, argjendit, platinit dhe paladiumit, ndërsa “CFTC” ka nisur hetimin, në të cilin u kërkon bankave të paraqesin informacion mbi këtë çështje, tha gazeta.
Autoritetet amerikane janë orientuar veçanërisht nga bankat „HSBC”, „Bank of Nova Scotia”, „Barclays”, „Credit Suisse Group”, „Deutsche Bank”, „Goldman Sachs Group”, „JPMorgan Chase & Co.”, „Societe Generale”, „Standard Bank Group” и „UBS”..
Nga “HSBC Holdings” është raportuar më parë se “CFTC” amerikane në janar lëshoi një urdhër për hetimin e bankës „HSBC Bank USA”, duke i kërkuar asaj që të sigurojë dokumente që lidhen me tregtinë e metaleve të çmuara.
“HSBC” është një nga bankat e shumta që janë përmendur në padinë e vitit 2014, që ishte ngritur para gjykatave amerikane mbi komplotin e dyshuar për të manipuluar me çmimet e arit, argjendit, platinin dhe paladiumin, si dhe çmimet e derivateve të këtyre metaleve të çmuara.
Çmimet e arit, argjendit, platinit dhe paladiumit deri vitin e kaluar ishin vendosur sipas konferencës telefonike në grupe më të vogla të bankave, të cilat takoheshin një herë ose dy herë në ditë.
Çmimet e arit në përgjithësi nuk varen nga ecuria e kërkesës dhe ofertës.
“Barclays”, “HSBC” ,”Scotiabank”, “Societe Generale” janë katër bankat që janë anëtare të shoqërisë për të përcaktuar çmimin e arit, që duhet të negociohet dy herë në ditë.
Banka gjermane “Deutsche Bank” ishte gjithashtu një anëtare e këtij grupi, por në gjysmën e parë të viti 2014 kishte dalë nga ky rrjet bankash.
Çmimi i arit herë pas here ka regjistruar luhatje të forta, që nga analistët konsiderohet një investim i sigurt, veçanërisht gjatë periudhave të trazirave gjeopolitike.
Analistët parashikojnë reforma që do të mund të rrisin çmimin e arit në treg.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais Sistemit të internetit Starlink të Elon Musk i është dhënë leje lokale për të hapur një... -
Zgjerimi hekurudhor i BE-së duke anashkaluar Zvicrën -
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026











