Gruaja
Arigona Zogaj bëhet modele në Austri
Arigona Zogaj pritet të nisë një profesion të ri. Ajo ka marr një ofertë për të u bërë modele nga njëri prej agjensionve më të njohura të modelimit në Austri.
Fati i saj ngriti në këmbë gjithë Austrinë. Në vitin 2007 Arigona Zogaj i ishte shmangur një aksioni të policisë Austriake që kishin urdhër për ta dëbuar në Kosovë ashtu siç dëbuan anëtarët tjerë të familjës së saj. Por ajo nuk u dorëzua. Nga ilegaliteti, Arigona kishte komunikuar më opinionin përmes videove ku kërcnonte se do të vetvritej nëse do ta detyronin të riatdhesohej në vendlindje. “Nëse ju më dëboni mua, unë do ta vras veten”, kishte thënë në ato Zogaj. Edhe pse ajo humbi betejën dhe iu dësht të dëbohet në Kosovë, mëgjithatë presioni i madh nga popullata austriake dhe shoqata të ndryshme që i bënin vazhdimisht politikës dhe shtetit austriak, detyruan këta të fundit që në vitin 2012 Arigonës dhe familjës së saj të i jepet leja e qendrimit në Austri.
Jeta e re e Arigonës
Tani 23 vjeçarja Arigona Zogaj është duke përfunduar maturën ndërsa dëshiron të studion juridikun. “Ndihëm si austriake”, ka thënë ajo. Për finacimin e studimeve, bukuroshja Arigona nuk ka nevojë të shqetësohet. Së shpejti ajo do të nënshkruaj një kontratë modelimi për fotografi dhe sfilata.
Domenik Wachta nga Agjensia e modes “Jademodels” i ka bërë ofertë vajzës shqiptare për të qenë pjesë e këtij agjensioni. “Kam mënduar që në atë kohë se çfarë mund të bëj për këtë përson. Ajo është një femër shumë e bukur dhe do të ishte një modele përfekte”, ka thënë ai për “oe24.at”
Mbi 40 % e modeleve të këtij agjenscioni vijnë nga vendet e ish Jugosllavisë. Ato janë specializuar dhe kanë arritur karrierë ndërkombëtare.
E fundit ishte modelja Amajla Omanoviç e cila vitin e kaluar u zgjodh topmodele në Austri. Atë natë që kishte fituar titullin duke u kthyer nga spektakli, Amalja kishtë pësuar aksident dhe pas disa muajve të kurimit, ajo sërish iu është kthyer skenës. “Po planifikoj një fotosesion të përbashkët të Amajles me Arigonen”, pohon Domenik Wachta.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër











