Lajme
Kërkesa të larta për rikthimin e shtetësisë së bashkatdhetarëve nga Gjilani që jetojnë në Gjermani
Drejtoria për Administratë Publike në Gjilan një muaj më parë ka zgjatur orarin e punës në shërbim të gjendjes civile dhe shërbimeve ndaj mërgimtarëve, përcjell albinfo.ch.
Drejtoresha e kësaj drejtorie, Arbenita Sopi – Haziri, pati theksuar se kjo u bë për shkak të kujdesit ndaj bashkatdhetarëve që t’i marrin shërbimet me kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.
Sopi – Haziri, në një prononcim thotë se tash e një muaj qysh nga zgjatja e orarit, janë regjistruar 60 kërkesa për shërbime nga bashkatdhetarët.
“Për orarin e zgjatur të shtunave kemi 13 kërkesa të shtunën e parë të korrikut, 18 të dytën, 20 të tretën dhe 9 kërkesa të shtunën e fundit”, ka thënë ajo.
Drejtoresha thekson se këto shërbime kanë të bëjnë kryesisht me dokumente të gjendjes civile.
“Shërbime kanë të bëjnë kryesisht për pajisje me dokumente të gjendjes civile, si certifikata dhe ekstrakte, ndërsa gjatë orarit të rregullt kërkesat për regjistrim të fëmijëve të lindur jashtë vendit janë shtuar dukshëm”, ka thënë drejtoresha, duke theksuar se nga data 1 korrik deri më sot janë regjistruar 140 fëmijë të lindur jashtë vendit, shkruan telegrafi.
Ndryshe, Sopi – Haziri përfundon duke thënë se janë shtuar kërkesat për rikthim të shtetësisë nga bashkatdhetarët që jetojne në Gjermani.
“Gjithashtu janë shtuar kërkesat nga bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani për rikthim të shtetësisë”, ka përfundur ajo.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












