Lajme
Frikë nga zgjerimi i luftës, izraelitët mbushin aeroportet për largim nga vendi
Vrasja e kreut të Hamasit dhe komandantit të Hezbollahut në ditët e fundit ka rritur frikën te banorët e Izraelit për një hakmarrje të mundshme dhe zgjerim të konfliktit, kjo edhe pas kërcënimeve nga Irani, vend ku u ekzekutua dhe Ismael Haniyeh.
Sipas raportimeve më të fundit, mijëra izraelitë, kryesisht gra dhe fëmijë, iu janë drejtuar aeroporteve kryesore për t’u larguar nga vendi.
Rreth 70,000 pasagjerë janë në aeroportin e Tel Avivit, shumë prej të cilëve përpiqen të kapin fluturimet e fundit jashtë Izraelit, pasi shumë kompani kanë nisur të pezullojnë udhëtimet.
Deri më tani, sipas rrjetit televiziv izraelit Channel 12, shtatë linja ajrore kanë pezulluar tashmë fluturimet drejt aeroportit Ben Gurion deri në një njoftim të dytë. Sipas Channel 12, ato linja ajrore deri më tani janë Delta, United Airlines, Lufthansa, Austrian Airlines, Brussels Airlines, Fly Dubai dhe Air India.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












