Kosova
Fituesit e medaljeve olimpike priten nga qytetarët në Kosovë
Ministria e Kulturës ka organizuar pritje shtetërore për ekipin olimpik, që përfaqësuan Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris 2024.
“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Në sheshin “Xhorxh Bush”, qytetarë të shumtë përshëndetën ekipin olimpik të prirë nga fitueset e medaljeve olimpike 2024, Laura Fazliu dhe Distria Krasniqi.
Në skenën në kryeqytet u ngjitën edhe Nora e Akil Gjakova, Gresa Bakraqi, Hana Beiq, Donjeta Sadiku, Loriana Kuka dhe Adell Saboviq.
Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë e Distria Krasniqi të argjendtën.
“Me shumë punë, me shumë disiplinë, ekipi jonë i xhudos arriti të mbajë primatin si fitues i medaljeve për secilin vit që marrim pjesë në Lojërat Olimpike”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Është nder dhe kënaqësi që po ju shoh që keni ardhur këtu dhe që po kthehemi me medalje olimpike. Kosova është shtet i xhudos dhe do të prodhojë edhe medalje të tjera”, u shpreh maestro i xhudos, Toni Kuka.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













