Lajme
Si do të jetë moti pasi u thye rekordi i të nxehtit të së shtunës në Zvicër?
Të shtunën u thye rekordi i temperaturës për vitin 2024. Në ditët në vijim do të vazhdojnë temperaturat e larta me stuhi të nxehta.
Pas thyerjes së rekordit të temperaturës për vitin 2024 të shtunën (me 35,8 gradë në Biasca), sipas Meteo News, ditët do të vazhdojnë të jenë të nxehta dhe verore, megjithëse qielli nuk do të jetë edhe aq pa re.
Temperatuart e larta do të vazhdojnë të hënën dhe të martën, me temperatura prej 30 deri në 32 gradë. Stuhitë janë ende të mundshme, sidomos në male, transmeton albinfo.ch.
Paralajmërimet e qeverisë federale për ngrohjen mbeten në fuqi, shkruan 20minuten. Në Sarganserland, në liqenin e Gjenevës dhe në Bazel, ekziston një rrezik i madh në nivelin 3. Dhe në Ticino, qeveria federale madje paralajmëron për një rrezik të madh në nivelin 4.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











