Lajme
A ka vend për panik nga lija e majmunit?
Përhapja e virusit “Mpox”, apo e njohur si lija e majmunit, përbën tashmë një emergjencë shëndetësore globale, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky virus është i përhapur gjerësisht në Afrikë, sidomos në Kongo. Por, së fundmi gjetja e një rasti në Suedi ka ngritur alarmin edhe në Evropë. Po kështu, edhe SHBA-ja ka ngritur alarmin shëndetësor. Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për plan masash që të parandalohet përhapja.
“Mpox është një sëmundje, e cila manifestohet me një temperaturë të lartë të fillimit të papritur dhe të shoqëruar me skuqje të lëkurës. Ka gjithashtu ënjtje limfatike, të njohura si limfadenopati dhe gjithashtu ka simptoma të tjera të lidhura, duke përfshirë dhimbjen e kokës. Lija e majmunit transmetohet kryesisht me kontakt të drejtpërdrejtë nga një kafshë e sëmurë, me ose pa simptoma, te një person i shëndetshëm. Ka edhe transmetim nga i sëmuri tek i shëndoshi”, tha Dr. Tresor Basubi, Spitali i Përgjithshëm Niragongo.
“Ne kemi atë që na duhet për ta ndaluar mpox. Kjo nuk është e njëjta situatë me të cilën u përballëm në fillim të Covid-19, kur nuk kishte vaksina dhe ilaçe”, tha Kris Bearer, drejtor i Institutit për Shëndetin Global i Universitetit Duke. Në krahasim me koronavirusin, “mpox” përhapet shumë më ngadalë. Ndryshe nga pandemia e Covid-19, për “mpox” ka vaksina dhe trajtime me medikamente. 96% e rasteve me linë e majmunit janë të regjistruara në Kongo, një nga vendet më të varfra në botë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant










