Lajme
Varka me 37 mln paund kokainë ndalon në brigjet angleze, trafikanti i ikën policisë me not
Momenti kur një varkë me 37 milionë paund kokainë në bord zbarkon në brigjet e Suffolk në Angli dhe dy kontrabandistët tentojnë t’i ikin policisë me not, është kapur në kamera.
Video e operacionit është bërë virale në rrjet pasi është publikuar nga “FBI”-ja britanike. Bruce Knowles (55 vjeç) dhe Ferhat Gumrukguoglu (31 vjeç) u kapën nga Forcat Kufitare pranë East Benacre Broads, ndërsa në varkë iu gjetën 350 kg kokainë.
Dy kontrabandistët fillimisht u ndalën dhe lejuan një nga rojet kufitare të hipte në varkën e tyre, por Knowles rindizi motorët dhe u përpoq më pas të arratisej.
Varka u ndal në plazh dhe oficerët u zhvendosën për të arrestuar Knowles, ndërsa Gumrukguoglu po notonte drejt bregut.
31-vjeçari pasi ai u largua nga plazhi, u arrestua pak ditë më vonë në Wrentham, Norfolk. Hetuesit besojnë se Knowles, nga Dereham, dhe Gumrukguoglu nga Holanda, udhëtuan drejt ujërave franceze për të marrë drogën nga një anije më e madhe, përpara se ta transportonin drejt Britanisë.
VIDEO:
https://youtu.be/3HVvKRDFPf0?feature=shared
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













