Lajme
Stamboll, ministri Murati dhe shqiptarët u sulmuan me gurë
Në Stamboll, gjatë shënimit të përvjetorit të 7 të pavarësisë së Kosovës, u sulmuan shqiptarët që po festonin pavarësinë. Aty ishte edhe ministri i Diasporës, Valon Murati
Qindra shqiptarë të Turqisë ishin bashkuar në Stamboll për të festuar shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës bashkë me ministrin e Diasporë, Valon Murati. Por, akoma pa filluar manifestimi, një grup huliganësh të panjohur kishin sulmuar me gurë sallën ku po mbahej festa me këngë e valle.
Ky manifestim i mundësuar nga komuna Kuçukçekmece e Stambollit u ndërpre, ndërsa për të qetuar situatën, siç ka raportuar mediumi turk “Haberler”, kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të policisë turke të cilët kishin përdorur edhe topa uji. Sipas këtij mediumi, policia nuk ka dhënë detaje se kush ishin ata persona që organizuan sulmin ndaj shqiptarëve.
Konfirmimin për këtë sulm për “lajmi.net” e kanë dhënë edhe zyrtarë të Ministrisë së Diasporës. Zëdhënësi Lorik Pustina ka thënë se gjatë këtij manifestimi qendror të organizuar në Stamboll, prezentë ishte dhe vet ministri Valon Murati, i cili kishte lëshuar sallën në fillim të sulmit.
“Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe delegacioni nga Kosova kanë marr pjesë në manifestimin e organizuar për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës në komunën e Kuçukçekmece. Aty ka ndodhur një incident i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me delegacionin të prirë nga ministri”, tha ai.
Ndonëse në këtë delegacion kishte zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe përfaqësues të konsullatës në Stamboll, këta të fundit nuk kanë marr mundimin që të komunikojnë me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, për të mësuar detaje lidhur me këtë incident.
“Deri më tani nuk kemi informata zyrtare prej Republikës së Turqisë. Me siguri që ambasada jonë se bashku me konsullatën janë në kontakt dhe sapo të kemi diçka zyrtare do t’ju informojmë”, thuhet në qëndrimin e tyre.
Një i pranishëm në këtë manifestim, Roni Misolli, në një koment në Facebook ka thënë se incidenti ka nisur në fillim të manifestimit. Ai tregon se grupi i atyre personave që sulmuan të pranishmit e manifestimit, është thënë se kanë qenë kurdë dhe qytetarë të Azerbajxhanit.
“Un isha në atë manifestim dhe çdo gjë filloi normal. Kur ia nisem muzikës e valleve, dëgjuam do zëra që than po na sulmojnë. Ishin mbledh jashtë rreth 200 veta dhe gjuanin me gurë. Njëherë në fillim thanë se janë turq, por pastaj thanë se qenkan kurdë dhe azerë. Më pas u ndal muzika, policia nuk erdhi me orë të tëra dhe neve na mbrojtën shqiptarët që kishin ardhur aty me festu dhe prej tyre kishte shumë të plagosur. Në këtë ngjarje ishte planifikuar të këndonin Motrat Mustafa, por ato ishin larguar nga salla dhe koncerti u anulua”, ka thënë Misolli.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










