Kosova
Statistika më 2024: 300 infermierë kërkojnë të largohen nga Kosova
Deri më 21 gusht të këtij viti janë lëshuar mbi 200 licenca të paplastifikuara dhe afro 90 vërtetime të kodit etik për infermierët, dokumente këto të cilat kërkohen nga institucionet për të dalë jashtë vendit
Trendi i ikjes së infermierëve nga Kosova po vazhdon edhe këtë vit. Rreth 300 infermierë kanë kërkuar të pajisen me dokumente nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) për të dalë jashtë vendit deri në fundin e gushtit të këtij viti.
Ndërkaq, papunësia, kushtet e papërshtatshme të punës dhe pagat jo të dinjitetshme, janë disa nga arsyet që po i shtyjnë infermierët të emigrojnë jashtë shtetit.
Nënkryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Leonora Bakija, në një intervistë për KosovaPress tregon se deri më 21 gusht të këtij viti janë lëshuar mbi 200 licenca të paplastifikuara dhe afro 90 vërtetime të kodit etik për infermierët, dokumente këto të cilat kërkohen nga institucionet për të dalë jashtë vendit, raporton Kosovapress, transmeton albinfo.ch.
Bakija tregon se arsyet kryesore të ikjes së infermierëve jashtë Kosovës janë mungesa e vendeve të punës, kushtet e papërshtatshme, pagat e ulëta, rreziku në vendin e punës dhe mungesa e mbrojtjes nga institucionet.
Nënkryetarja e OIK-ut thekson se nëse vazhdon ky trend i ikjes së infermierëve dhe nëse nuk ndërmerren masa në përmirësimin e kushteve, Kosova rrezikohet të mbetet pa infermierë.
Bakija thekson se qeveria duhet të ndërmarrë veprime sa i përket përfshirjes së infermierëve në ligjin e ri për pagat.
Sipas saj, mospagesa e duhur e kujdestarive, rrezikshmërisë në punë dhe festave, janë arsyet e tjera që po i shtyjnë infermierët të dalin jashtë vendit.
Gjatë vitit 2023, nga infermierët në OIK janë tërhequr 713 licenca të paplastifikuara dhe 116 vërtetime të kodit etik.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












