Lajme
Shtetet evropiane ku artikujt shkollorë kushtojnë më shtrenjtë
Me ardhjen e shtatorit, për shumë nxënës dhe familje evropiane vjen edhe fatura e artikujve shkollor për t’u përgatitur për semestrin e ri.
Por në cilat vende fatura është më e shtrejntë?
Sipas një studimi të fundit të Euronews, në Itali dhe Spanjë, shporta e artikujve shkollor zë peshën më të madhe të buxhetit krahasuar me ekonomitë e tjera.
Shtetet evropiane me të ardhurat më të ula paguajnë më shumë për artikujt shkollor
Italia dhe Spanja renditen ndër shtete me buxhetin më të lartë për këto shpenzime, pavarësisht se të ardhurat mesatare janë më të ulëtat në rajon krahasimisht me ekonomitë e tjera më të mëdha.
Sipas studimit shpenzimet për sezonin e ri shkollor, duket krahasuar çmimet për 20 artikujt bazik shkollor si lapsa, fletore apo dhe çanta shpine, barrën më të madhe e mbajnë familjet italiane.
Me një shpenzim mesatar 202 euro, fatura për përgatitjet e semestrit të ri zë 10.8% të buxhetit të familjeve, duke i renditur në vend të parë.
Të dytat në listë janë familjet spanjolle, të cilat duhet të harxhojnë 190 euro për këto artikuj, gati 9.24% të buxhetit mujor.
Nga ana tjetër, shtetet me ekonomi më të fuqishme dhe të ardhura mesatare për frymë më të larta si Gjermania, Anglia dhe Franca, shpenzimet për artikujt shkollor janë më të ulta.
Në Gjermani mjetet bazë për shkollë kushtojnë mesatarisht 185 euro, duke zënë 7.10% të buxhetit. Në fund renditen Anglia dhe Franca të cilat respektivisht, pasqyrojnë një shpenzim 193.49 euro dhe 140 euro dhe pesha në buxhetin familjar është më pak se 6%
E megjithëse në shkalla të ndryshme rëndese në buxhetet familjare për shportën e pazarit për semestrin të ri, 5 ekonomitë më të mëdha të kontinentit të vjetër bëjnë apel për shkollat që të kufizojnë listën e artikujve të panevojshëm të cilat rendojnë xhepat e familjeve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











