Zhvillim
Diaspora është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në Kosovë
Në prani të shumë biznesmenëve dhe qytetarëve tjerë shqiptarë në lokacionet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë të Austrisë e organizuar nga “KOSME” u mbajt konferenca “Mbështetja Institucionale për Ndërmarrësit e Diasporës”
Në prani të shumë biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë shqiptarë në lokacionet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë të Austrisë, e organizuar nga “KOSME” u mbajt konferenca “Mbështetja institucionale për ndërmarrësit e diasporës”.
Për të diskutuar rreth njoftimit të diasporës me programet mbështetëse dhe ndihmën konkrete që institucionet kosovare ofrojnë për afaristët e diasporës, të cilët duan të investojnë në Kosovë, morën pjesë ministra nga Qeveria e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, KOSME dhe nga Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri.
Në këtë konferencë, drejtuesja e MTI-së, zonja Hykmete Bajrami, duke folur për programin e Qeverisë garantoi bizneset shqiptare se qeveria e re është duke punuar që të krijohen mekanizma dhe klimë e mirëfilltë për të gjithë investitorët. Ajo tha se para ligjit do të jenë të gjithë të barabartë dhe siguroi biznesmenët se do të kenë garanci për bizneset e tyre.
Ndërsa Valon Murati, ministër i Diasporës, kërkoi nga bizneset shqiptare që të investojnë në Kosovë. “Ju jeni ata që mund të sillni edhe investitorë të tjerë nga diaspora në Kosovë. Diaspora është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vendin tonë”, tha ai para të pranishmëve. Ministri Murati përmendi se në planin e qeverisë është edhe “Fondi për punësim dhe investim”, nga ku do të ketë lehtësi edhe për bizneset e diasporës. “Në Kosovë nuk duhet të investoni vetëm se është vendi juaj, por për dobinë e të gjithëve”, ka thënë ai, duke përmendur edhe komisionin ndërinstitucional për bizneset nga diaspora, i cili është në programin e qeverisë, ku do të jetë një adresë për të gjitha problemet e ndërmarrësve.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gerxhaliu, theksoi se shqiptarët e diasporës meritojnë respektin më të madh.”Nëse dikush meriton të përkulemi, atëherë jeni ju, janë shqiptarët e diasporës”, tha ai. “Kosovës nuk i duhet vetëm paraja juaj, Kosovës i duhet edhe edukata juaj”.
Edhe i sapoemëruari Ambasador i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, premtoi bashkëpunim me të gjitha bizneset dhe qytetarët e Kosovës në Austri: “Jam i gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi dhe për çfarëdo nevoje që keni, dera është e hapur në Ambasadën e Kosovës”, u shpreh nikoqiri i kësaj konference.
Më tej Hamzë Morina nga KOSME (Kosovo SME Promotion Programme) prezantoi programin mbështetës për ndërmarrësit e diasporës, nga ku investitorët shqiptarë të diasporës mund të përfitojnë edhe shumë grande institucionale.
Ndërkaq Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, pasi foli për bashkëpunimin e mirë që kanë bizneset shqiptare në këtë rrjet, kërkoi nga qeveritarët të krijohet një klimë më e mirë për bizneset në Kosovë dhe të mos ketë ngecje, siç përmendi ai tri raste të biznesmenëve shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë investuar miliona euro në Kosovë dhe iu kanë ngecur bizneset e tyre. Më këtë rast ai kërkoi nga qeveritarët të dihen edhe arsyet e këtyre pengesave.
Në fund të takimit u paralajmërua se edhe një takim tjetër me bizneset shqiptare do të mbahet ditën e mërkurë, po ashtu në Vjenë të Austrisë, ku pos tjerëve, do të marrë pjesë edhe ministri i Financave, Abdullah Hoti.
Ndërkohë, kujtojmë se një konferencë me të njëjtën temë “Mbështetja institucionale për ndërmarrësit e diasporës” do të mbahet më 17 mars në Winterthur të Zvicrës, nga ku si bashkorganizator do të jetë edhe gazeta albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”












