Lajme
Donald Trump nuk pranon të dalë sërish në debat me Kamala Harrisin
Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij të zhvilluar gjatë ditës së marte.
Trump ka thënë se ekipi i tij po shqyrtonte mundësinë nëse ai duhet të përballet sërish me rivalen e tij, por tani ai e ka përjashtuar këtë shans.
“Nuk do të ketë debat të tretë”, tha ai, duke iu referuar përballjes së mëparshme në të cilin mori pjesë kundër presidentit amerikan, Joe Biden, transmeton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Ky i fundit u largua prej garës për president president pas debatit dhe u zëvendësua prej demokrates, Harris.
“Kur një boksier humbet një ndeshje, fjalët e para që thotë janë, ‘Dua një revansh’”, shtoi ai, para se të shpallte fitoren në debatin kundër Harrisit.
“Kamala duhet të përqendrohet në atë që duhej të kishte bërë gjatë këtij periudhe prej gati katër vitesh”, shtoi ai.
Sondazhi i fundit i Reuters/Ipsos aktualisht tregon se Harris ka 5 për qind epërsi mes votuesve të regjistruar.
Mes votuesve që thanë se kishin dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të martës, 53 për qind thanë se fitoi Harris ndërsa 24 për qind thanë se triumfoi Trumpi.
Rreth 52 për qind e atyre që e shikuan debatin thanë se republikani u pengua dhe nuk u shfaq i mprehtë, ndërsa 21 për qind deklaruan të njëjtën gjë për Harrisin.
Zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












