Lajme
Humbin jetën disa emigrantë, të cilët përpiqeshin të hynin në Britani përmes varkave
Disa emigrantë humbën jetën gjatë natës ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli. Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat citojnë zyrtarët francezë.
“Disa emigrantë humbën jetën”, tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave, apo origjinën e tyre.
“Disa emigrantë humbën jetën sërish në komunën Ambleteuse teksa përpiqeshin të arrinin në Britaninë e Madhe, si pjesë e një kalimi detar të Kanalit”, tha prefekt i Pas-de-Calais, Zhak Billant, i cili pritet më vonë të mbajë edhe një deklaratë për media.
Siç raporton A2, incidenti vjen pak më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze. Incidenti i 3 shtatorit ishte humbja më vdekjeprurëse e jetës në Kanal këtë vit.
Kanali francez është bërë rruga kryesore edhe e emigrantëve shqiptarë që shkojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














