Shkurt.at
Austri: Shembet skela e pasiguruar, plagoset rëndë kosovari 36 vjeçar
Skelat nisën të lëkunden dhe u shembën bashkë me punëtorin i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me ambulancë
Të hënën (sot) ka ndodhur një aksident në punë gjatë rinovimit të një fasade shtëpie në Wolfsberg (Austri). Një punëtor kosovar është ngjitur në një skelë të pasiguruar, e cila është shembur bashkë me të, trasnmeton albinfo.ch.
Shtetasi kosovar 36-vjeçar po pastronte pjesën e poshtme të një çatie në Wolfsberg të hënën rreth orës 10:15 në kuadër të rinovimit të fasadës së shtëpisë së përmendur, shkruan kleinezeitung.at. Pa marrë udhëzime specifike mbi punën, nga përgjegjësi i tij, ai u ngjit në një skelë që ende nuk ishte siguruar apo mbështetur për mur.
Skelat nisën të lëkunden dhe u shembën bashkë me punëtorin i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me ambulancë në Wolfsberg LKH pas marrjes së ndihmës së shpejtë mjekësore.
Të tjera nga Shkurt.at
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit










