Pierre Kohler, majtas
Zhvillim
Kryetari i Delemontit të Zvicrës takohet me kryeministrin e Kosovës
Gjatë këtij takimi në Prishtinë, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, thuhet të ketë njoftuar kryetarin e Delemontit, Pierre Kohler, për përparimin e bërë në Kosovë, si dhe me prioritetet e Programit të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri kosovar ka theksuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të punës, rritjen e investimeve nga jashtë, uljen e varfërisë, forcimin e shtetit ligjor, proceset integruese evropiane si dhe reformat, të cilat do të ndërmerren në arsim e shëndetësi.
Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e madhe që Zvicra dhe të gjitha kantonet dhe qytetarët e saj kanë dhënë për Kosovën në të gjitha fazat.
Kryeministri po ashtu theksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me Zvicrën në të gjitha nivelet.
Kryetari i Delemontit, Pierre Kohler, vlerësoi lart arritjet në Kosovë.
Kohler po ashtu shprehu gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin dhe për të përkrahur Qeverinë e Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit, thuhet në komunikatë të kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Kryetari i Delemontit, Pierre Kohler, po qëndron në Kosovë me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa agjendën e vizitës së tij e ka filluar në Kamenicë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët Besimi i konsumatorëve zviceranë u rrit ndjeshëm në prill, por pritjet ekonomike mbeten të kujdesshme dhe... -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen -
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane














