Lajme
Raportohet për sulme ajrore izraelite në Siri
Sulme ajrore izraelite kanë goditur kamionë në Siri që po transportonin ndihmë për qytetarët libanezë, duke plagosur tre punëtorë të ndihmës.
Kështu tha vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Britani, që monitoron luftën në Siri përmes një rrjeti burimesh që ka brenda këtij shteti.
Avionët luftarakë izraelitë “kryen sulme ajrore me tri raketa, që shënjestruar tre kamionë të mbushur me ushqime dhe furnizime shëndetësore”, tha vëzhguesi.
Sipas monitoruesit të luftës, kamionët në momentin e sulmit gjendeshin brenda një fabrike iraniane të automjeteve, në jug të Homsit.
“Kamionët shkuan në Siri përmes Irakut për të ofruar ndihmë humanitar për popullin libanezë” që janë prekur pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite në Liban.
Të premten, Libani tha se sulmet izraelite kanë shkatërruar një rrugë në kufi me Sirinë, që lidh dy shtetet.
Izraeli vazhdimisht ka shënjestruar zonën kufitare ditëve të fundit, pasi ka thënë se Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – sjell armë përmes kufirit nga Siria.
Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në Siri që nga nisja e luftës civile në këtë shtet më 2011 dhe kryesisht ka shënjestruar pozicionet e ushtrisë dhe luftëtarët që mbështeten nga Irani./ Radio Evropa e Lirë
E-Diaspora
-
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri Festivali ndërkombëtar nga Kosova sjell në Vjenë një mbrëmje speciale me filma të shkurtër dhe performancë... -
Lituani
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani -
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit shqiptar, që vdiq pas një aksidenti në Gjermani -
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar -
Austri
Profesori shqiptar fiton bursën prestigjioze SHER Fellowships në Austri
Jeta në Zvicër
-
Iniciativa kundër imigracionit mund të miratohet nga votuesit zviceranë Sondazhi i fundit tregon se 52 për qind e votuesve mbështesin iniciativën “Jo për 10 milionë”,... -
Vaud: Propozohet bileta Interrail falas për të rinjtë -
Swiss Holiday Park rrit ndjeshëm çmimet e hyrjes -
Pritet ende rritje e çmimit të naftës në Zvicër -
A po vjen shtrenjtimi i ri në Zvicër? Ja cilat produkte do të preken












