Lajme
Rusia ka hapur çështje penale kundër gazetarit zviceran për kalimin e kufirit të Kurskut
Shërbimi sekret rus ka hapur procedimin ndaj gazetarit zviceran, Kurt Pelda, i cili akuzohet se ka kaluar ilegalisht kufirin shtetëror të Federatës Ruse në rajonin e Kurskut.
Disa agjenci lajmesh raportuan akuzat të hënën bazuar në një komunikatë nga shërbimi i brendshëm rus i inteligjencës FSB, i cili u vu gjithashtu në dispozicion të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Pelda, i cili raporton rregullisht nga Ukraina për CH Media, po përballet me një dënim me burg deri në pesë vjet.
FSB ka hapur procedim edhe ndaj gazetares Catherine Norris Trent, e cila punon për kanalin televiziv francez France 24. Gjithsej 14 gazetarë të huaj janë akuzuar për të njëjtën vepër që nga 17 gushti, transmeton albinfo.ch.
Më 6 gusht ushtria ukrainase nisi një ofensivë të befasishme në rajonin kufitar Kursk, e para nga një ushtri e huaj në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat e armatosura ruse që atëherë kanë nisur një kundërofensivë dhe pretendojnë se kanë rifituar terren.
Megjithatë, Ukraina ende pretendon se kontrollon dhjetëra lokalitete. Disa media të huaja kanë raportuar nga zona e pushtuar nga forcat ukrainase.
E-Diaspora
-
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” Piktorja shqiptare u prezantua me veprën “Roses Abstract” në një ekspozitë të organizuar në kuadër të... -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













