Futboll
Amir Saipi, zvicerani me origjinë kosovare, një nga portierët më premtues të futbollit zviceran
Amir Saipi, zvicerani me origjinë kosovare nga Lubinja e Epërme, 24 vjeç, do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ky lajm është bërë i ditur ditë më parë, për të cilin ka raportuar edhe Albinfo.
Mediat zvicerane kanë shkruar se Amiri është sot një nga portierët më premtues të futbollit zviceran.
Ky ishte një hap i rëndësishëm për të, pasi i dha mundësinë të lidhet më shumë me rrënjët e tij dhe të kontribuojë në përfaqësimin e vendit të origjinës.
Karrierën e tij Amiri e nisi në klubin e Schaffhausen, ku, si i dalluar për cilësinë e lojës së tij, u ftua të luante për ekipin kombëtar U-21 të Zvicrës.
Aty tregoi performancë të shkëlqyer.
Ne tre vjetët e fundit ai ka qenë portieri kryesor i klubit FC Lugano, një ndër ekipet më të forta në kampionatin zviceran.
Amiri ka edhe përvojë ndërkombëtare, e cila i ka ndihmuar të zhvillojë më tej aftësitë e tij dhe të përballojë presionin e lojërave në nivel të lartë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













