Futboll
Lojtari i Zvicrës pyetet a do të jetë bodigard i Xhakës nëse paraqitet nevoja
Pa dyshim se Remo Freuler është prej lojtarëve të rëndësishëm në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll, përcjell albinfo.ch.
Të enjten paradite ai është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Serbinë, që zhvillohet të shtunën në Leskovc.
Mediat zvicerane kanë shkruar se Freuler e ka gruan serbe dhe i di disa fjalë serbisht. Mesfushori 32-vjeçar ka folur për këtë në konferencë për shtyp.
“Është ndeshje e zakonshme kualifikuese, ka të bëjë me futbollin dhe asgjë tjetër. Të afërmit do të thonë disa fjalë si ‘mos shëno gol ndaj nesh’, përndryshe është ndeshje normale. Nuk kam bast me gruan time”, ka thënë Freuler.
Ai ka treguar se në verë i ka kaluar pesë ditë në Beograd. Pasi gruaja e tij flet shumë me fëmijët, edhe Freuler i ka mësuar disa fjalë serbisht.
Sa i takon ndeshjes, ai nuk pret telashe.
“Disa provokime janë normale, por duhet të ketë vetëm futboll”.
Më pas Freuleri është pyetur nëse do të jetë përkrah Xhakës si bodigard nëse kapiteni i Zvicrës sulmohet.
“Qartë se nuk jam bodigard i Xhakës. Nuk mendoj se do të ketë nevojë. Asgjë nuk do të ndodhë”, ka thënë mesfushori, sipas “20min.ch”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












