Futboll
Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës tregon si mund të zbulohen “Xhakat e Shaqirët” e rinj
Drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Pierluigi Tami, ka bërë analizë të gjatë për rezultatet e Zvicrës së fundmi, por edhe për ato të grupmoshave zinxhirë të ekipit përfaqësues, përcjell albinfo.ch.
Tami në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane “Blick” ka theksuar se për t’u arritur rezultatet e dëshiruara, kategoria e dytë e futbollit të Zvicrës duhet të zgjerohet dhe duhet të shtohet numri i futbollistëve profesionistë në skuadra.
Zvicra rrezikon të bie në Ligën C të Ligës së Kombeve, ndërsa grupmoshat U19 dhe U21 dështuan të kualifikohen në Kampionatet Evropiane.
“Ka shumë lojtarë të përfaqësueses së Zvicrës që kanë bërë karrierë të suksesshme, edhe pse kanë luajtur në ‘Challenge League’. Ta marrim si shembull Fabian Scharin. Kur e zgjodha për ekipin Olimpik, ai luante te Wili. Askush nuk e njihte atë. Por ai pati suksese. Dhe po bën karrierë të madhe. Manuel Akanji ka luajtur për Winterthurin, kurse Yann Sommeri për Vaduzin. E rëndësishme është që lojtarët të zhvillohen. Nëse sjellim 30 lojtarë në dy ligat profesionale, në vend se t’i sjellim dhjetë, shanset që të kemi lojtarë si Xhaka apo Shaqiri janë gjithmonë më të mëdha”, ka deklaruar Tami.
Xhaka është kapiten i Zvicrës aktualisht, ndërsa është lojtari me më së shumti paraqitje, 133 gjithsej, e me 14 gola të shënuar.
Shaqiri është i dyti në këtë listë me 125 paraqitje e me 32 gola të realizuar.
Që të dy kanë karrierë të madhe edhe si lojtarë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













