Lajme
Kush porosiste picën numër 40, merrte ‘një dozë kokainë’, zbulohet operacioni antidrogë në Gjermani
Policia gjermane ka zbuluar një operacion të trafikut të drogës në Dyseldorf që përfshin një piceri që shpërndante fshehurazi kokainë së bashku me porositë e picave.
Sipas policisë, klientët që kërkuan artikullin 40, morën ‘një dozë të kokainës’ me picën e tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Drejtori kriminal, Micheal Graf von Moltke, zbuloi se skema u raportua për herë të parë nga inspektorët e ushqimit në mars.
Sapo skuadra e drogës filloi hetimin, ata e kuptuan shpejt pse pica numër 40 ishte kaq popullore, u tha Moltke gazetarëve.
Kur oficerët bastisën banesën e menaxherit të picerisë, 36-vjeçari dyshohet se hodhi një qese me drogë nga dritarja, e cila ra direkt në duart e oficerëve të policisë në pritje.
Në qese kishte 1.6 kilogramë kokainë, 400 gramë kanabis dhe 268 mijë euro para të gatshme.
Pas arrestimit, menaxheri i restorantit rihapi picerinë dhe vazhdoi shitjen e paligjshme të “picës numër 40”, duke i lejuar hetuesit të gjurmojnë zinxhirin e furnizimit të operacionit.
Pas disa javësh hetime, rreth 150 oficerë filluan një bastisje të madhe, duke çmontuar rrjetin e drogës dhe duke arrestuar tre të dyshuar, duke përfshirë edhe kreun 22-vjeçar.
Shtëpitë dhe bizneset e lidhura me 12 të dyshuar të tjerë u bastisën gjithashtu.
Gjatë bastisjeve, policia zbuloi dy plantacione kanabisi në Mönchengladbach dhe Solingen aty pranë, që përmbanin gjithsej 360 bimë.
Oficerët konfiskuan gjithashtu armë, para dhe orë luksoze.
Menaxheri i picerisë u arrestua më vonë, ndërsa tentoi të ikte jashtë vendit dhe mbetet në paraburgim.
Në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, emrat e të dyshuarve nuk janë bërë të ditur.
Policia ende nuk ka bërë të ditur se sa duhej paguar klientët për porosinë speciale të kokainës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











