Kosova
Kosova ngjitet për tri pozita në renditjen e FIFA-s
Kombëtarja e Kosovës ka përparuar me tri pozicione në renditjen më të re të FIFA-s.
Kombëtarja e Kosovës ka përparuar me tri pozicione në renditjen më të re të FIFA-s.
Kjo njëherësh është edhe renditja më e mirë ndonjëherë e Dardanëve, përcjell albinfo.ch.
Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e 101-të në ranglistën e përmuajshme të shtëpisë së futbollit botëror, në krahasim me pozitën e 104-t, të cilën e mbante muajin e kaluar.
Kosova ka 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor në krahasim me 1205.96 të muajit paraprak.
Ekipi i Franco Fodës gjendet përpara Trinidad e Tobagos dhe prapa Palestinës në renditje.
Kosova vjen pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, një rekord për të pasi nuk kishte arritur më herët ta kishte një seri të tillë pozitive në ndeshje zyrtare.
Dardanët i shënuan dy fitore në këtë muaj, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe kundër Qipros në shtëpi.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














