Lajme
Ka “hyrë në borxh” me shtetin, serbi do të dëbohet nga Zvicra pas 23 vitesh qëndrimi
Një shtetasi serb 55 vjeçar, i cili në Zvicër jeton nga viti 1991 i është mohuar vazhdimi i lejes së qëndrimit dhe rrjedhimisht do të detyrohet të largohet nga Zvicra. Arsyeja për këtë qëndron ë faktin se ai “ka hyrë në borxh” të thellë me shtetin. Kështu, siç ka konstatuar Gjykata Administrative e Kantonit të St. Gallenit, në vazhdimësi i ka bishtnuar punës dhe ka jetuar tepër gjatë nga ndihmat e shtetit. Dënimi ka të bëjë në radhë të parë me 145 mijë franga të mara drejtpërdrejt nga shteti (ndihma sociale) por edhe me disa delikte të renda në komunikacionin rrugor.
Edhe pse disa herë deri më tash i është tërhequr vërejtja që të fillojë ndonjë punë, ai ka gënjyer se ka filluar punën dhe pastaj është konstatuar se ka vazhduar me të vjetrën.
Gjykata në vendimin e saj është shprehur se fakti që serbi jeton prej më shumë se 20 vitesh në Zvicër, nuk e shpëton atë nga dëbimi. Ai po ashtu ka dy djem, të d tashmë të rritur dhe të pavarur nga ai kështu që asgjë nuk i del në rrugë dëbimit të tij, shkruan .nzz.ch
Vendimi i gjykatës ende nuk është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












