Foto:Virtyt Kelmendi
Lajme
Turizmi malor i Kosovës në panairin e Parisit
Alpinizmi, kalërimi, çiklizmi, kampimi kosovarë do të prezantohen në panairin “Destinacionet e natyrës”, që organizohet në Paris të Francës
Turizmi malor në Kosovë, përfshirë këtu ecjet në këmbë, alpinizmin, ngjitjet, kalërimi, çiklizmi, kampimi, e të tjera do të prezantohen në panairin “Destinacionet e natyrës”, që organizohet në Paris të Francës prej sot deri më 22 mars. Ky është një prej panaireve më të rëndësishme në fushën e turizmit malorë dhe aktiviteteve në natyrë në Evropë.
Në këtë panair, Kosova do të prezantoj bukuritë e saj natyrore, që janë jashtëzakonisht joshëse për turistët. Këto vlera deri më tani nuk janë zbuluar para opinionit ndërkombëtare. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në këtë panair në vitin 2012 dhe nga përvoja e kësaj pjesëmarrje janë identifikuar shumë mundësi të promovimit të vlerave turistike të Kosovës.
Këtë vit, pjesëmarrja e Kosovës është mundësuar në saje të bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Ndërmarrjeve, USAID-it dhe Ambasadës franceze në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media.
“Prezantimi i bukurive natyrore të Kosovës, diversitetit kulturor, dhe vlerave tjera që bartë në vete vendi ynë, përveç rëndësisë turistike është një mundësi e mirë e promovimit dhe përmirësimit të imazhit të vendin në Evropë dhe më gjerë. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair ka për qëllim kryesorë të rris numrin e turistëve që kanë destinacion turizmin malor në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Përmes pjesëmarrjes në këtë ngjarje, po ashtu, synohet të joshet dhe të përfitohet klientela e Evropës Perëndimore, kryesisht ajo e Francës, të inkurajohen agjencitë turistike të Francës që të vendosin Kosovën në programet e tyre, duke propozuar udhëtime në destinacionet natyrore kosovare gjatë vizitave nëpër Ballkan.
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara në këtë panair, përveç prezantimit të ofertës turistike natyrore të Kosovës përmes një stende me logon e shtetit të Kosovës dhe shpërndarjes së materialeve promovuese, do të prezantohen edhe disa kompani vendore nga sektori i turizmit natyrorë.
Gjithashtu do të zhvillohen takime me kompanitë dhe grupet e organizuara të turistëve nga Franca dhe më gjerë, do të mbahen konferenca për media dhe gazetarë si dhe pritet edhe nënshkrimi i ndonjë marrëveshjeve eventuale bashkëpunimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës Koha e rregullt përfundoi pa fitues 2:2, në një spektakël të futbollit shqiptar ... -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?


















