Maqedonia
Diaspora e Gostivarit thotë që u fshinë adresat e tyre e nuk po llogariten në numrin e përgjithshëm të popullsisë
Diaspora e Gostivarit ka reaguar ndaj vendimit të fundit për fshirjen e banorëve jorezidentë dhe mosllogaritjen e tyre në numrin total të popullsisë nëpër vendbanime.
Ata këtë vendim të qeverisë e quajnë të padrejtë, ndaj nga Këshilltarët Komunal kërkojnë unitet.
“Ne, mërgimtarët dhe shoqatat e vendbanimeve të komunës së Gostivarit nëpërmjet Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim reagojmë ashpër pas vendimeve të njëpasnjëshme të institucioneve të Maqedonisë së Veriut, për shlyerjen apo mosnjohjen e shifrave zyrtare, sidomos të mërgatës që dalin nga procesi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2021. Një vendim skandaloz, i qëllimshëm dhe i dëmshëm, sidomos për mërgatën shqiptare sidomos mërgatës shqiptare gostivarase, është vendimi i datës 24.09.2024, i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vërtetimin e numrit të anëtarëve të këshillit të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.
Tutje shtohet se Komuna e Gostivarit me anë të këtij vendimi nuk do të ketë më 31 këshilltar komunal po 23.
“Arsyeja kryesore e kësaj ulje është se, për bazë në komunën e Gostivarit janë marr numri i banorëve rezident të regjistruar në vitin 2021, 59.770 banorë, e jo numri i përgjithshëm 93.956 banorë. Komuna e Gostivarit në çdo Vendim të Maqedonisë së Veriut, llogaritet me -34186 banorë me pak. Këta 34.186 banorë prej tyre 31.627 shqiptarë, jemi ne mërgimtarët të cilët nga dora e shtetit, me pëlqim edhe të pushtetarëve shqiptarë, PO FSHIHEMI nga do çdo e dhënë zyrtare”, thuhet tutje.
Numri i mërgimtarëve shqiptarë të regjistruar në vitin 2021, NDIKOI që për herë të parë, zyrtarisht shqiptarët në RMV të arrijnë shifrën 30% dhe kjo u bë falë angazhimit vullnetarë të vet mërgimtarëve, të shoqatave të tyre.
“Ne si mërgimtarët, si shoqata dhe si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, KËRKOJMË publikisht nga këshilli i komunës së Gostivarit të thërres një Seancë të jashtëzakonshme ose më e pakta sa më shpejt të organizoj Seancë për të biseduar për këtë pikë, ku më pas do të sillet në Vendim që t’i drejtohen qeverisë qendrore, që për çdo gjë, për komunën e Gostivarit, të përdoren shifrat zyrtare dhe të popullsisë së përgjithshme. KËRKOJMË nga kryetari i komunës së Gostivarit, Këshilli Komunal (të gjithë këshilltarët shqiptarët), zyrtarët shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, subjektet politike Pozitë apo Opozitë, që shqetësimin dhe reagimin tonë ta trajtojnë si çështje SHUMË TË RËNDËSISHME dhe të njëjtën, MENJËHERË TA ADRESOJNË PËR TA ZGJIDHUR KËTË PROBLEM DHE KËTË HILE”, janë kërkesat e mërgimtarëve./Klan Maqedoni
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











