Futboll
FFK mirëpret ndëshkimin që iu dha Serbisë nga UEFA për thirrjet anti-Kosovë
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguas pas vendimit të UEFA-s për ta ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër Kosovës dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës.
Nga FFK kanë deklaruar se e kanë mirëpritur vendimin duke thënë se kjo masë e rreptë është hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së parimeve sportive dhe të respektit në arenën ndërkombëtare.
“Në emër të sportdashësve kosovarë, FFK thekson se një ambient sportiv duhet të jetë i lirë nga mesazhet provokuese, urrejtja dhe diskriminimi. Zyra jonë ligjore ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të raportuar këto shkelje pranë UEFA-s, dhe do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha mjetet ligjore për ta adresuar çdo veprim josportiv dhe të dëmshëm që cenon Kosovën dhe vlerat e sportit. FFK mbetet e përkushtuar për të mbrojtur lojtarët, tifozët dhe komunitetin e futbollit nga aktet e urrejtjes dhe provokimet që synojnë të minojnë frymën e “fair play”-it. Federata do të vazhdojë të monitorojë dhe të reagojë kundër të gjitha shkeljeve të normave dhe vlerave në futboll, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch.
Vendimi i UEFA-s kundër Serbisë, sipas reagimit është konsideruar si mesazh i qartë se aktet e tilla të dënueshme nuk kanë vend në sport.
“FFK mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të kontribuuar në një futboll të pastër, të drejtë dhe të respektuar për të gjithë”, thuhet në reagim.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, UEFA ka marrë vendim që ta dënojë Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 52 mijë euro për banerin anti-Kosovë, thirrjet raciste dhe për fishkëllimin gjatë intonimit të himnit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












