Kosova
Lista Serbe pret që Trump të insistojë për themelimin e Asociacionit
Lista Serbe e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Facebook kanë shprehur besimin dhe pritshmërinë se pozita dhe problemet e popullit serb në Kosovë do të jenë edhe më tepër në fokus. Veçanërisht presin që administrata Trump të insistojë për themelimin e Asociacionit.
“Ne jemi të bindur se administrata e presidentit Trump nuk do të lejojë vazhdimin e persekutimit sistematik të popullit serb nga vatrat shekullore në Kosovë, si dhe se do të insistojnë në respektimin e të drejtave themelore njerëzore dhe politike të popullit serb, si dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, veçanërisht ajo që ka të bëjë me formimin e Asociacionit”, thuhet në njoftim.
Lista Serbe thekson se populli serb ka qenë gjithmonë me presidentin Trump dhe për këtë arsye është i inkurajuar nga kjo fitore historike.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











