Lajme
Erdogan: Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Lufta në Ukrainë mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së nën drejtimin e Donald Trumpit merr një qasje të bazuar në zgjidhje, citohet të ketë thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përcjell albinfo.ch.
“Ne mund ta mbyllim lehtësisht këtë luftë nëse shohim një administratë Trump që i qaset çështjes me një perspektivë të bazuar në zgjidhje. Më shumë dialog, diplomaci, marrëveshje do t’i hapin derën paqes, jo armëve, bombave dhe konfliktit”, tha Erdogan.
Ai shtoi në një intervistë se përpjekjet e vendeve perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, do të përshpejtonin një zgjidhje për konfliktin, shkruan Reuters.
Bëhet e ditur se kjo deklaratë e Erdoganit vjen pasi Trump tha gjatë fushatës se ai mund të sillte paqen në Ukrainë brenda 24 orëve, por ka dhënë pak detaje se si do të kërkonte t’i jepte fund luftës më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë, administrata e presidentit Joe Biden i ka dhënë mbështetje të fortë Ukrainës gjatë gjithë luftës në formën e armatimit, si dhe të sigurisë dhe ndihmës së gjerë financiare.
Ndërsa mbështet integritetin territorial të Ukrainës, dënon pushtimin e saj nga Rusia dhe i ofron asaj mbështetje ushtarake, Turqia, anëtare e NATO-s, ka kundërshtuar gjithashtu sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, me të cilën ka marrëdhënie të rëndësishme në mbrojtje, energji dhe turizëm.
Siç raportohet, që nga marsi, Turqia ka bërë thirrje për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë dhe ka ofruar të ndërmjetësojë, duke thënë se ndikimi negativ i konfliktit në botë duhet të zbutet.
“Ne jemi një vend që kemi arritur t’i bashkojmë të dyja palët rreth të njëjtës tryezë. Ne e kemi bërë këtë shumë herë dhe mund ta bëjmë përsëri. Kjo luftë duhet të përfundojë tani. Ne i kemi fokusuar përpjekjet tona në paqe dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Erdogan.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve














