Lajme
Evropa prin në konsumin e alkoolit, OBSH thotë se trajtimi i dëmeve kushton miliarda euro
Konsumimi i alkoolit i kushton miliarda euro kujdesit shëndetësor. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e OBSH, që ka lancuar Manualin e Politikave për Alkoolin.
Duke u nisur nga fakti që Evropa ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit globalisht, me të rriturit konsumojnë mesatarisht 9.2 litra alkool të pastër çdo vit ekspertët kanë marrë në analizë dëmet shoqërore dhe shëndetësore, me miliardat që i kushton trajtimi I sëmundjeve sistemit shëndetësor , vdekje të parakohshme, humbja e produktiviteti, si dhe dëmi social.
Dëmet nga alkooli prekin të gjitha popullatat, duke ndikuar si te individët që konsumojnë alkool, ashtu edhe te ata që nuk konsumojnë.
Ekspertët nxjerrin në pah se alkooli gjithashtu kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në rëniet, mbytjet, djegiet, sulmet seksuale, dhunën mes partnerëve dhe vetëvrasjet, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2019, alkooli ishte përgjegjës për gati 1 në çdo 3 vdekje nga lëndimet në Rajon, 42% të vrasjeve, 37% të vetëvrasjeve dhe 35% të vdekjeve në rrugë.
Manuali i Politikave për Alkoolin, i hartuar nga OBSh synon të ndihmojë vendimmarrësit në debatet e vazhdueshme rreth dëmeve nga alkooli dhe politikave që duhen hartuar për mbrojtjen e shëndetit publik.
Njëherazi, ekspertët bazohen në kërkime shkencore që tregojnë se asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














