Futboll
Barazim pa gola i Shqipërisë
Shqipëria nuk arriti të fitojë përballë Çekisë, ku nuk arriti të dal e para e grupit në Ligën e Kombeve B
Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë nuk e nisën mirë këtë ndeshje pasi lejuan kundërshtarët që të rrezikojnë në disa raste portën e tyre.
Në anën tjetër ata nuk arritën që të krijojnë pothuajse asnjë rrezik për portën e Çekisë me mysafirët që po mbyllnin mirë hapësirat në mbrojtje.
Kështu pas këtij barazimi, fati i kualifikimit të Shqipërisë do të caktohet në ndeshjen e ardhshme ndaj Ukrainës, aty ku përveç se fitorja është kusht, duhet të merret parasysh edhe rezultati nga ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë, transmeton albinfo.ch.
Momentalisht grupin e udhëheq Republika Çeke me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë, kurse Ukraina është e fundit me pesë pikë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













