Lajme
Gjermani: Stagnon rritja e vendeve të punës
Tre vjet me radhë numri i të punësuarve në Gjermani shënoi rritje të vazhdueshme. Por, me fundin e verës mori fund edhe ky zhvillim pozitiv. Duket se pasojat e vështirësive ekonomike këtë vit po reflektohen edhe në tregun e punës në Gjermani, i cili për vite pavarësisht lëkundjeve ekonomike, ishte mjaft i konsoliduar. Zyra Federale e Statistikave në Gjermani bën të ditur se në tremujorin e tretë të këtij vit në Gjermani gati nuk ka pasur një rritje të vendeve të reja të punës në Gjermani, i referohet agjencia e lajmeve, DPA kësaj zyre federale.
Sektori me më shumë punësime
Nga korriku deri në shtator ka pasur 46.1 milionë vetë të punësuar në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Kjo do të thotë vetëm 23.000 vende pune më shumë se pranvera, që në gjuhën statistikore nënkupton stanjacion. Po të marrësh parasysh edhe efektet sezonale, numri i të punësuarve ka rënë me 0,1% ose 45.000 vetë. Këtë gjendje Gjermania nuk e ka pasur që nga viti 2021.
Në përgjithësi më shumë punësime ka pasur në sektorin e shërbimeve, raporton Zyra Federale, kurse në industri janë regjistruar 73.000 vende pune më pak. Edhe në sektorin e ndërtimit ka rënë punësimi brenda një viti me 30.000 vetë. Ndërkohë që trendi i rënies së vetëpunësimit ka vazhduar në Gjermani. Numri i tyre, përfshirë edhe familjarët që ndihmojnë, ra me 0,6% në 3.8 milionë vetë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












