Lajme
Musk me plane ambicioze: Njerëzit do të mund të udhëtojnë nga një vend në tjetrin për 1 orë
SpaceX i udhëhequr nga Elon Musk po ecën me planin për të revolucionarizuar udhëtimin global, duke synuar të transportojë pasagjerë midis qyteteve kryesore brenda më pak se një ore duke përdorur raketën Starship.
Ky mjet hapësinor 120 metra i lartë, i ndërtuar nga çelik inox, është i aftë të arrijë shpejtësi deri në 27 mijë km/h, shumë më shpejt se avionët komercialë më të shpejtë, që arrijnë rreth 1 mijë km/h.
Një përdorues i Twitter-it, @ajtourville, spekuloi se nën administratën e ish-presidentit Donald Trump, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) mund të kishte miratuar planet ambicioze të SpaceX për udhëtimin “Tokë më Tokë” brenda disa viteve. Musk konfirmoi realizueshmërinë e kësaj ideje, duke iu përgjigjur “tani është e mundur”.
Miliarderi, i cili pritet të bashkëdrejtojë Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE) me Vivek Ramaswamy, theksoi se projekti fitoi vrull pas rizgjedhjes së Trump.
Fillimisht i konceptuar rreth një dekadë më parë, plani parashikon që Starship të akomodojë deri në 1000 pasagjerë, të ngjitet në orbitë dhe të udhëtojë paralelisht me sipërfaqen e Tokës për të arritur destinacionin.
Sipas Daily Mail, pasagjerët do të përjetojnë forca G të larta gjatë nisjes dhe uljes, si dhe kushte të gravitetit të ulët gjatë fluturimit, duke kërkuar që rripat e sigurimit të mbeten të lidhur gjatë gjithë kohës.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













