Lajme
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata që kanë pasur pak mundësi të fitojnë azilin, janë ndihmuar financiarisht që të largohen vullnetarisht nga Gjermania këtë vit.
Deri në tetor, 8.263 njerëz janë larguar nga Gjermania dhe janë ndihmuar financiarisht përmes një programi federal.
Qeveria gjermane ka bërë të ditur se emigrantët e varfër mund të financohen për biletë aeroplani, autobusi apo për ndihmë mjekësore përmes një program qeveritar për azilkërkuesit.
Sipas Qeverisë, fondet e miratuara për këtë vit për programin shkojnë në më shumë se 8.2 milionë euro.
Në përgjithësi, dëbimet janë më të shtrenjta sesa largimet vullnetare.
Leif-Erik Holm, deputet i Parlamentit gjerman, prej partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, ka thënë se shteti “duhet të shfrytëzojë secilën mundësi për t’i bindur azilkërkuesit dhe të huajt e tjerë që duhet të largohen nga shteti, që të veprojnë sa më shpejt”.
Numri i personave që janë ndihmuar financiarisht për t’u larguar nga vendi është pak më i lartë këtë vit, në krahasim me vitin paraprak./REL
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












