Lajme
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e komunës Rebstein.
Guraziu është njëra nga dy gratë që arritën që në raundin e dytë të votimit, të zgjidhen si këshilltare lokale në Rebstein. Kandidatja e qendrës Manuela Schöbi dhe e pavarura Klodina Guraziu lanë pas konkurrencën e meshkujve. Pasi jo të gjithë kandidatët më të njohur morën shumicën e nevojshme absolute të votave në raundin e parë të votimit në Rebstein, raundi i dytë i votimit u zhvillua të dielën e votimit për dy postet e këshillit që ishin ende vakante.
Nga gjithsej 957 fletë votimi të vlefshme të marra fitoi Manuela Schöbi (në mes) me 486 vota dhe jopartiake Klodina Gurziu me 329 vota. Është e habitshme që lista Rebstein 2.0, e cila ishte nisur me kaq shumë shpresa për zgjedhjet për kryetar bashkie dhe këshilli bashkiak, përfundimisht nuk ishte në gjendje të vendoste një nga kandidatët e saj në komisione.
E-Diaspora
-
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare Fight Night Rheintal do të mbahet më 27 qershor 2026 në Oberriet dhe pritet të mbledhë... -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
St. Gallen
Në Simpoziumin e St. Gallenit, Kusari-Lila takon ministren zvicerane Karin Keller-Sutter
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? Qeveria zvicerane publikon pesë rreziqet kryesore për vendin... -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë -
Zvicra me “parajsë të re tatimore” për kompanitë -
Zyrtarisht: Zvicra vendos kontrolle kufitare gjatë samitit të G7 në Francë -
Zvicër: Gjenden 14 kilogramë kokainë të fshehura në parakolpin e veturës













