Kosova
Të shtunën promovohet “Agimi i Lirisë”, monografia për Agim Ramadanin
“Agimi i Lirisë” titullohet monografia për heroin dhe luftëtarin e lirisë Agim Ramadani, e cila vjen në tri vëllime. Përgatitur mjeshtërisht nga shkrimtari Ibrahim Kadriu, ribotimi i kësaj monografie nga shtëpia botuese “Dukagjini” do të promovohet më 30 nëntor, ditën e shtunë, në orën 17:00, në librarinë “Dukagjini” (sheshi “Nëna Terezë”).
Për të diskutuar për figurën dhe kontributin e pashoq të heroit Agim Ramadani dhe tri vëllimet e monografisë, në panel do të jenë të pranishëm:
Ibrahim Kadriu – autori;
Xhevat Syla – shkrimtar;
Rrustem Berisha – komandant;
Bahri Gashi – profesor dhe
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit.
Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.
Agim Ramadani lindi më 3 maj 1963 në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit. Ai ishte luftëtar, artist e shkrimtar, që veprën, e në fund edhe jetën ia fali Kosovës. I njohur ndryshe me nofkën “KATANA”, ai ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe komandant i Zonës së Koshares. Ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies heroike të tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%











