Kosova
Normalizohet furnizimi me ujë pas aktit terrorist në kanalin e ujit në Zubin Potok
Kompania rajonale e ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se sot, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc janë duke punuar me kapacitet normal të trajtimit/përpunimit të ujit, prandaj edhe shpërndarja dhe furnizmi i ujit janë stabilizuar dhe janë kthyer në gjendjen normale të furnizimit.
“Tani pritet që uji i pijes të arrije edhe tek konsumatorët tjerë të cilëve u rekomandojë që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet. Kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundëshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat tuaj”, njofton kompania.
Nga ana tjeter kompania siguron impiantet asnjëherë nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmon vëretohet në bazë të analizave fiziko – kimike dhe bakteriologjike.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












