Kosova
Policia e Kosovës zhvillon aksion në veri, ndalohet një person, sekuestrohen armë dhe municion
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, ka kryer të dielën kontrolle në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe në Mitrovicën Veriore, ku u shoqërua edhe një i dyshuar në stacion, u konfiskuan armë dhe municion.
“Njësitë policore gjatë aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar dy armë gjuetie, një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu aktivitetet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar 1 pushkë gjuetie, 1 armë forme lapsi kimik, 278 fishekë të kalibrave të ndryshëm, përfshirë edhe të armës së gjuetisë, 3 thika, 5 emblema, 1 shall maskues me kapele, 1 audio incizues, 1 USB, 1 bateri dore, 1 këllëf për pistoletë, 1 rrip brezi taktik, 1 sprej, 3 kreher të zbrazet për fishek, 1 karikator për pistoletë dhe 1 radiolidhje me adapter”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














