Kosova
Më 3 dhjetor, Kurti dhe Vuçiq takohen me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, më 3 dhjetor do të zhvillojnë takime të ndara në Bruksel, me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Lajmi për takimet e ndara është konfirmuar nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper.
Në një konferencë për media, ajo sot u është përgjigjur pyetjeve lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 26 dhjetor dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi teksa ka përsëritur qëndrimin që BE-ja shprehu një ditë pas sulmit në Varragë të Zubin-Potokut, duke e cilësuar sulmin si terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës për të zbuluar kryesit e sulmit dhe që ata të përballen me drejtësinë, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket takimeve në Bruksel, Hipper ka sqaruar se ato nuk do të jenë në kuadër të dialogut.
Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq në Bruksel do të zhvillojnë edhe takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












