Gjuha
Dëgjoni 1001 tregime në gjuhët e botës, pra edhe në shqipe
Për familjet me fëmijë të vegjël, 1001 Tregime ofron argëtim në gjuhën amtare (shqipe, arabe, boshnjake, kroate, serbe, spanjisht, portugalisht, somalisht, tamile dhe turke) rreth rrëfimeve, përrallave dhe tregimeve. Ky projekt, i cili stimulon gjuhën e tregimeve në gjirin e familjes dhe të grupit, ka për qëllim ndër të tjera:
Të nxisë ndërgjegjësimin e gjuhës dhe të stimulojë imagjinatën.
Të fuqizojë marrëdhëniet prind – fëmijë.
Të lejojë dhe të mundësojë solidaritetin ndërfamiljar.
Të mbështesë prindërit në rolin e tyre.
Të ndihmojë në fuqizimin e gjuhës amtare për të lehtësuar mësimin e frëngjishtes.
Pas një faze pilot më 2011, në partneritet me Zyrën e Lozanës për Integrimin e të Huajve (BLI), të ISJM-it (Instituti zviceran për Rini dhe Media) është duke vazhduar procesin në Lozanë, falë mbështetjes së Zyrës kantonale për integrim të të huajve dhe parandalimin e racizmit (BCI), të Konfederatës së kreditit (OZHM) për integrim dhe Zyrës së Lozanës për integrimin e të huajve.
Animacionet në gjuhën shqipe ju propozohen nga Shtëpia e lagjes (Bibliothèque Jeunesse Ville de Lausanne, Avenue d’Echallens 2A, 1004 Lausanne) të shtunave, në orën 10:00. Ato janë pa pagesë dhe pa regjistrim. Datat e ardhshme janë të shënuara më poshtë:
25 prill 2015
16 maj 2015
20 qershor 2015
26 shtator 2015
31 tetor 2015
28 nëntor 2015
12 dhjetor 2015
Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni zonjën Emine Qazimi: 076 711 4989 ose koordinatoren e projektit, znj. Bianca ZANINI ([email protected], 079 732 8578)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Shtator 2015
- Ora10:00
- LokacioniLausanne
- Data e përfundimit6 Maj 2024 - 6:23
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve