Kosova
Osmani kërkon në Bruksel bashkëpunim për parandalimin e “sulmeve të reja terroriste”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, ku ka kërkuar bashkëpunim dhe që fokusi të jetë në parandalimin e “sulmeve të reja terroriste”, pas sulmit në Zubin Potok.
Më 29 nëntor, kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok u sulmua me mjete shpërthyese. Kosova e ka cilësuar shpërthimin si sulm terrorist dhe e ka fajësuar Serbinë për të.
Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar sulmin.
Edhe Bashkimi Evropian e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “akt sabotues” sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, raporton indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
Osmani foli për gazetarët pas takimeve që zhvilloi fillimisht me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe më pas me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani tha se në këto takime është biseduar për sulmin e fundit në Zubin Potok ndaj kanalit të ujit dhe për rreziqet e reja që mund t’i vijnë Kosovës nga sulme të tjera eventuale.
Ajo tha se në takimet në Bruksel ka rikonfirmuar gatishmërinë e plotë të Kosovës për të ftuar partnerët ndërkombëtarë që të marrin pjesë në hetime për shpërthimin e 29 nëntorit.
“Duhet të kërkohet përgjegjësi për sulmet e vazhdueshme të cilat Serbia, nëpërmjet strukturave të saj ilegale, po i kryen kundër Kosovës”, tha ajo.
E pyetur se sa janë bindëse dëshmitë që i ka paraqitur Kosova sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për këto sulme, pasi që disa zyrtarë evropianë kanë deklaruar se nuk duhet nxituar me paragjykime rreth fajësisë, Osmani tha se ka mjaft dëshmi që e bëjnë përgjegjëse Serbinë.
“Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk merren me paragjykime, por me prova konkrete. Personat e arrestuar janë anëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’. Anëtarët e kësaj organizate edhe emërohen nga Serbia, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar. Edhe po të mos ekzistonte asnjë lidhje tjetër, vet fakti që këta persona janë zyrtarë të Beogradit, paguhen, mbështeten, trajnohen për sulme të tilla nga Beogradi, dëshmon mjaftueshëm për përfshirjen e Serbisë”, tha presidentja Osmani.
Osmani iu referua një nga dy organizatave, që Qeveria e Kosovës ka shpallur terroriste vitin e kaluar.
Presidentja e Kosovës po ashtu tha se sulmi i fundit në Varragë të Zubin Potokut, sipas ekspertëve, është kryer nga profesionistë, të cilët është dashur që për një sulm të tillë të kenë trajnim ushtarak./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













