Kosova
Hapja e Notre Dame, Macron ftesë Osmanit, Trump konfirmon pjesëmarrjen
Së fundmi, presidentja, Vjosa Osmani, është ftuar nga shefi i Elizesë, Emmanuel Macron për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, një ngjarje kjo ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë.
Një njoftim i presidencës në Kosovë tregon se përveç ceremonisë që shënon përfundimin e restaurimit të këtij monumenti 850-vjeçar, pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi rëndë katedralen pesë vite më pare, liderët botëroë do të jenë gjithashtu dhe në një darkë të organizuar nga Macron.
Mes figurave të rëndësishme globale atje, pritet të jetë edhe president ii porsazgjedhur i SHBA-së, Donald Trump. Notre Damenuk është ndonjë kishë e zakonshme, por një pasuri e shenjtë kombëtare e Francës.
Për këtë arsye presidenti francez Emmanuel Macron menjëherë pas zjarrit katastrofik më 16 prill 2019 iu drejtua me një fjalim kombit të shokuar duke premtuar: Brenda pesë vjetësh kisha gotike ipeshkvnore e dëmtuar rëndë do të rinovohet dhe rindërtohet e madje do të jetë “më e bukur se më parë”. Për këtë “projekt kombëtar” janë derdhur shumë para. Praktikisht nuk ekzistuan aspak pengesa burokratike. Si rrjedhojë punimet e planifikuara me saktësi iu përmbajtën me pëpikmëri planit kohor deri në fund, të paktën zyrtarisht.
Më 7 dhjetor 2024 tani Notre Dame inagurohet me një ceremoni festive në prani të një sërë krerësh të shteteve dhe qeverive. Katedralja e Parisit njihet në gjithë botën dhe ka rëndësi të madhe kulturore. Romancieri francez, Victor Hygo e ka përjetësuar madhështinë e kishës në një roman historik, i cili është kthyer shumë herë në film.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











