Kosova
Abdixhiku në Vjenë: Mbrëmje si kjo janë dëshmi se ndryshimi është afër
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, është takuar me bashkatdhetarët në Vjenë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se “Turneu i Ndryshimit” po vazhdon ta dëshmojë momentumin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda dhe jashtë vendit, transmeton albinfo.at.
“Pas mbështetjes së madhe në tubimet e ndryshimit, sonte ndaluam në Vjenë. Aty bashkatdhetarët tanë na pritën me një pjesëmarrje mbresëlënëse dhe me entuziazmin e flaktë që e reflekton dashurinë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Mbrëmje si kjo janë dëshmi se ndryshimi është afër, dhe se Lidhja jonë po forcohet çdo ditë e më shumë kudo që rreh zemra e atyre që ja duan të mirën atdheut. Vizioni ynë për një Kosovë të zhvilluar e të drejtë ku rinia i jetëson ëndrrat dhe e ndërton të ardhmen, ku çdo profesionist ndjehet i përmbushur, dhe ku çdo familje e çdo qytetar e jeton jetën me mirëqenie e dinjitet, nuk mund të realizohet pa përbashkimin tonë të madh në Kosovë e mërgatë! Jemi popull i vogël për të përjetuar kaq urrejtje, ndarje e përçarje. Jemi vend me shumë mundësi për të bërë të ardhmen tonë siç e meritojmë! Të barabartë mes kombeve evropiane! Do ta bëjmë! Bëhu Ndryshimi! “Faleminderit Vjenë! Pritja e bashkatdhetarëve këtu, mbështetje për ndryshim në shkurt! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar ai.

E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












