Lajme
Kryqi i Kuq në Zvicër bën thirrje për respektim të civilëve në Siri
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) me seli në Zvicër u ka bërë thirrje palëve ndërluftuese në Siri që të respektojnë të drejtat e civilëve të përfshirë në konflikt.
Shqetësimet e KNKK-së u bënë jehonë nga ministria e jashtme zvicerane në një mesazh të postuar në kanalin e mediave sociale X të dielën, i cili u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Regjimi i presidentit sirian Bashar-al Assad duket se është rrëzuar pasi forcat rebele pushtuan kryeqytetin Damaskun.
“Ekipet tona në Siri, përfshirë Damaskun, kanë monitoruar nga afër situatën e sigurisë dhe humanitare në zhvillim të shpejtë në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe Arabe Siriane (SARC),” tha kreu i delegacionit të KNKK-së në Siri, Stephan Sakalian.
“Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po përgjigjet kudo që është e mundur, me përpjekje të mëtejshme në vazhdim, pasi qindra mijëra njerëz kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë humanitare.” Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të mundësojnë akses të sigurt dhe të papenguar për punonjësit mjekësorë dhe humanitar për të arritur tek ata në nevojë, për të mbrojtur civilët dhe për të mbajtur detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, transmeton albinfo.ch.
Siria ka qenë në grahmat e një lufte civile që nga viti 2011, me disa grupe milicie që kontrollojnë zona të ndryshme të vendit. Luftimet kanë marrë mbi gjysmë milioni jetë, me miliona të tjerë të zhvendosur dhe pa infrastrukturë jetike. Përparimi i rrufeshëm i forcave islamike Hayat Tahrir al-Sham gjatë fundjavës duket se ka dhënë një goditje vendimtare kundër regjimit në pushtet të Asadit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












