Kosova
Kurti shfaq pamje nga mënyra se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka bërë të ditur se sulmi ishte planifikuar me përdorimin e rreth 20 kilogramë eksploziv dhe kishte potencialin për të shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me energji dhe ujë në vend.
“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e demit. Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë,” ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
“Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim,” ka përfunduar Kurti.
Approximately 20kg of explosives were used in last Friday’s kinetic terrorist attack on our critical infrastructure. This past week could have been very different had it not been for the swift, coordinated, and professional institutional response to mitigate the impact of the… pic.twitter.com/F6o9uEWceF
— Albin Kurti (@albinkurti) December 8, 2024
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













