Lajme
Aeroporti i Prishtinës ulë çmimet e shërbimeve, së shpejti bileta më të lira?
100 % lirim ofrohet në çmimet e parkingut të aeroplanit bashkë me zonën e mirëmbajtjes për përdorim, për kompanitë ajrore të cilat stacionojnë së paku një aeroplan në ANP “Adem Jashari”
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës‚ “Adem Jashari” ofron 20% lirim në shërbime të aeroportit dhe deri në 100% në çmimet e aterrimit.
Me miratimin e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe në pajtim me Njësinë e Partneritetit Publiko Privat, duke filluar nga sot aeroporti ofron program nxitës për kompani ajrore.
Përveç programit të tanishëm nxitës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ofron 20% lirim në shërbimet e aeroportit për ditët me më pak ngarkesë në vajtje/ardhje.
Nëpërmjet një komunikate kompania që ka ne koncesion këtë aeroport, “Limak Kosovo”, bën të ditur se vendimi për uljen e çmimeve të shërbimeve është marrë me qëllim të nxitjes së kompanive të reja ajrore.
100 % lirim ofrohet në çmimet e parkingut të aeroplanit bashkë me zonën e mirëmbajtjes për përdorim, për kompanitë ajrore të cilat stacionojnë së paku një aeroplan në ANP “Adem Jashari”.
“Me këtë program nxitës kemi për qëllim të tërheqim kompani të reja ajrore dhe frekuenca shtesë të fluturimeve të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve e biletave”, citohet të ketë thënë drejtori gjeneral i ANP-së “Adem Jashari”, Haldun Firat Köktürk.
Të gjitha ofertat për destinacione të reja, frekuenca shtesë dhe oferta tjera si volum të lartë të trafikut, përkrahje në marketing etj. janë pjesë e programit të ri nxitës.
“Inkurajojmë përfaqësuesit e kompanive ajrore që për të dhëna shtesë të vizitojnë Ueb Faqen zyrtare të LKIA-s”, thuhet në komunikatë.
Ky vendim i aeroportit pritet të ndikojë në uljen e biletave të udhëtimit për udhëtarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












