Kosova
Kurti i bën apel mërgatës që të regjistrohen për votim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka apeluar te mërgata që t’i përgjigjen regjistrimit për votim jashtë vendit.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka deklaruar se votimi përmes postës brenda vendit dhe në Ambasada e Konsullata është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike dhe për shtetin tonë të pavarur dhe demokratik.
“Për bashkatdhetarët tanë në çdo cep të botës kanë mbetur vetëm tetë ditë deri në mbyllje të afatit për regjistrim për votim jashtë vendit, përkatësisht deri më 26 dhjetor dhe mos e lëni në ditën e fundit. Po i drejtohem mërgatës sonë nga mbledhja e Qeverisë, sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie, siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin e mirëqenien e vendit tonë ndër vite”.
“Me qeverinë tonë, mërgata jonë do të ketë mundësi që të votojë në Ambasada e Konsullata në shtetet ku jetojnë ata. Kjo është bërë e mundur, sepse e kemi ndryshuar ligjin, siç u kemi premtuar. Votimi përmes postës brenda vendit dhe në Ambasada e Konsullata është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike dhe për shtetin tonë të pavarur dhe demokratikë”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












