Shqipëria
Shqipëria vendos të ndalojë TikTokun për një vit, reagon platforma sociale
Në Tiranë, autoritetet bënë të ditur se kanë vendosur që të mbyllin për një vit platformën TikTok, si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla.
Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit pasi një nxënës i shkollës Fan Noli humbi jetën nga goditjet me armë të ftohta gjatë një konflikti me moshatarë të tij.
Ngjarja tragjike solli protesta të prindërve dhe mbi 1 mijë e 300 konsultime me disa dhjetëra mijëra familjarë të nxënësve në të gjithë vendin.
Mbyllja e TikTok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.
“Është shumë më i fortë, është shumë më ndikues, është shumë më tërheqës ai “rrugaçi” i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTok do ta mbyllim për një vit”, tha kryeministri Rama.
Ai i bëri këto komente në takimin përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësues e prindër, ku u paraqit një plan i ri veprimi për fuqizimin e sigurisë në shkolla, se Tik-Tok do të mbyllet për një vit.
“Kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, dhe për një vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë! Pastaj, gjatë atij viti do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për kufizime, për filtra, etj, etj, si do të reagojë vetë TikTok”, tha Rama.
Nisma e qeverisë u nxit nga ngjarja e 18 nëntorit, kur pas një konflikti mes disa të miturve, mbeti i vrarë me thikë njëri prej tyre, 14 vjeçari Martin Cani.
Konflikti mes të miturve dyshohet të ketë nisur fillimisht në rrjetet sociale, ku dhe pas ngjarjes, autori i dyshuar goditjes me thikë të bashkëmoshatarit Cani, nxënësit të shkollës Fan Noli, postoi foto me grushtin lart dhe një tjetër ku tregonte thikën.
Ngjarja tronditi opinionin publik me një mori reagimesh e protestash si dhe me një seri masash e konsultimesh midis prindërve, mësuesve dhe forcave të rendit publik për të rritur sigurinë në sistemin arsimor.
TikTok në një përgjigje me email ndaj një kërkese për koment nga agjencia Associated Press të shtunën tha se donte “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë.
Kompania tha se “nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok”.
Fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të TikTokut në vend, sipas studiuesve vendas. Ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit shqiptarë pas raportimeve se fëmijët marrin thika dhe objekte të tjera në shkollë për t’i përdorur në përplasje ose raste ngacmimi, të nxitura nga përmbajtja që ata shohin në TikTok.
Jo të gjithë ishin dakord me vendimin e Ramës për të mbyllur TikTokun. “Vendimi diktatorial për mbylljen e platformës së mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë,” tha Ina Zhupa, një deputete e Partisë Demokratike. “Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”.
Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm./VOA
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes Orna Carmel: Violonçelistja nga Nju Jorku që ka magjepsur Seviljen për mbi tri dekada... -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











