Lajme
Zbulohet një vaksinë të re për HIV
Studiuesit nga universitetet belge në Bruksel dhe Gent pretendojnë se kanë zhvilluar një vaksinë të bazuar në mRNA, e cila mund të forcojë sistemin imunitar në rast të pranisë së virusit të mungesës së imunitetit të njeriut – HIV , raportoi portali “Focus on Belgium”.
Sipas shkencëtarëve, qëllimi i kësaj vaksine të zhvilluar në Belgjikë do të ishte kontrolli i HIV-it. Ilaçi në të vërtetë përdor nanogrimca lipide që “përmbajnë një sinjal stimulues shtesë për sistemin imunitar”, i cili rrit efektivitetin e vaksinës, tha një nga studiuesit.
Ata thonë gjithashtu se vaksina mund të zvogëlojë në mënyrë drastike varësinë nga barnat ekzistuese të përditshme. Nëse përfitimet e saj vërtetohen te njerëzit (deri tani është testuar vetëm te minjtë laboratorikë), kjo vaksinë e re mund të sjellë ndihmë dhe shpresë të konsiderueshme për njerëzit që jetojnë me HIV.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? Referendumi i planifikuar për 14 qershor 2026 lidhet me një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë... -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar












