Futboll
Granit Xhaka, në formacionin më të mirë në Bundesligë
Ylli shqiptar i Bajer Leverkuzenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2024 në kampionatin gjerman, Bundesliga. Viti 2024 ka qenë vit interesant në Bundesliga, pasi Bajer Leverkuzen ka thyer hegjemoninë e Bajern Munihut, duke rrëmbyer titullin kampion.
‘Aspirinat’ ishin skuadra më e mirë e edicionit 2023/24 dhe kjo erdhi falë disa prej yjeve më të mëdha dhe trajnerit Çabi Alonso, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Pas përfundimit të këtij gjysmë sezoni, faqja e specializuar e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2024 në Bundesliga. Pjesë e këtij formacioni është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një vit brilant me Leverkusenin, duke qenë njëri nga liderët e ekipit. Përveç Xhakës, pjesë e formacionit nga Leverkuseni janë edhe Florian Virtz dhe Alehandro Grimaldo, ndërsa nga Bajerni janë Xhoshua Kimih, Xhamal Musiala dhe Hari Kejn.
Në formacion kanë zënë vend edhe: Uilli Orban, Niko Shloterbek, Nadiem Amiri dhe Omar Marmoush.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













